Një rast i pazakontë ka ndodhur në Prishtinë në fillim të gushtit kur një person duke keqpërdorur besimin, ka përfituar së paku 8 mijë euro.
Policia e Kosovës ka njoftuar se më 12 gusht ka arrestuar të dyshuarin derisa ishte duke punuar në një kompani. Ai dyshohet se ka lëshuar fatura në mënyrë të parregullt, duke përfituar 8 mijë euro.
Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.