Ndonëse jo të gjithë mund të mos e pëlqejnë apo konsumojnë, përfitimet nga qepa janë të ditura nga thuajse të gjithë. Qepa është shumë e pasur në oligoelementë si sulfuri, potasiumi, magnezi, fluori, kalciumi dhe fosfori dhe vitamina.
Enzimat aktive të qepës kanë veti diuretike, purifikuese dhe tonifikuese për aparatin tretës . Normalizojnë florën intestinale dhe pengojnë rritjen e substancave toksike që ndikojnë në shfaqjen e kancerit të zorrës së trashë (kanceri kolonorektal).
Lëngu i qepës me pak mjaltë është një ilaç ideal kundër infeksioneve të rrugëve respiratore. Ju mund të bëni gjithashtu gargarë me lëngun e qepës në rast se keni dhembje grykësh. Përdorimi i qepëve është shumë i përhapur edhe në industrinë e kozmetikës.
Qepa përmban sulfur.
Ky i fundit nxit prodhimin e kolagjenit dhe stimulon rritjen e flokëve dhe pastron fytyrën nga aknet. Qepa njihet gjithashtu si një afrodiziak shumë aktiv.Me poshte do te lexoni dhe 6 perdorime te tjera te qepes jashte kuzhines!
1. Ju lehtëson dhimbjet e veshit
Në një leckë ta pastër vendosni pak qepë. Mbajeni gjatë gjithë natës në brendësi të veshit, dhe vetitë anti-inflamatore dhe anti-bakteriale të qepës do të parandalojnë infeksionin
2. Shëron djegiet e shkaktuara në kuzhine dhe djegiet nga dielli
Qepa do të lehtesojë dhimbjen në çast dhe do të përshpejtojë procesin e shërimit pa lënë shenja.
3. Zbeh shenjat e plagëve
Me një garzë apo peshqir me qepë mbuloni pjesën ku jeni vrarë dhe ju ka mbetur shenjë. Brenda pak kohësh shenjat nuk do të jenë më.
4. Konsumi i qepëve ndikon pozitivisht në organzimin tuaj, duke ju mbrojtur nga virozat e stinës.
5. Qepë për një lëkurë të bukur dhe me shkëlqim
Aplikimi i lëngut të qepës në lëkurë do të bëjë që lëkura juaj të jetë më e shëndetshme duke parandaluar irritimet apo puçrrat.
6. Ul temperaturën
Mbushini çorapet tuaja me qepë dhe vishini. Brenda pak minutave temperature do t’ju ulet.
7. Qetëson lëkurën nga pickimet e grerëzave apo insekteve të tjera
Nëse një bletë ose grenzë ju pickon vetitë anti-inflamatore të qepës do të parandalojnë një reaksion alergjik.