Një traget me 875 pasagjerë në bord u përfshi nga flakët gjatë natës në detin Egje.
“Elefterios Venizelos”, që bënte linjën Hania-Pire, mundi të mbërrinte rreth orës 7 të mëngjesit në Portin e Pireut, ku edhe u evakuuan pasagjerët dhe një pjesë e mjeteve.
Shkak i zjarrit, sipas dëshmitarëve thuhet të ketë qenë një shpërthim në garazhin e tragetit, shkruan tch.
Në bordin e tij ndodheshin edhe shumë emigrantë e turistë shqiptarë, megjithatë, nga ngjarja nuk ka pasur asnjë të lënduar