Është përfshirë nga zjarri një banesë në Skenderaj, nga ku nuk është raportuar për të lënduar.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili bëri të ditur se në lidhje me këtë rast është arrestuar një person.
“Rreth orës 03:00 është pranuar informatë për një incident zjarri i ndodhur në një banesë në rrugën “Fehmi e Xhevë Lladrovci” në Skenderaj. Zjarrfikësit kanë lokalizuar zjarrin. Nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar”.
“Lidhur me rastin një person është arrestuar dhe të njëjtit me aktvendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit policor. Rasti është iniciuar dhe po hetohet për veprën penale ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, thuhet tutje në konfirmim.