Është përfshirë nga zjarri një shtëpi në Vushtrri.
Pronari e ka raportuar rastin në polici, duke thënë se rasti ka ndodhur në rrethana të panjohura, përcjell Klankosova.tv.
“Viktima mashkull kosovar ka informuar se në rrethana të pa njohur nga zjarri është përfshirë shtëpia e tij. Zjarrfikësit kanë shuar zjarrin. Nuk dihet vlera e dëmit”, thuhet në raport.
Tutje, policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.