Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar pasi një pjesë e fabrikës së Comoditës në Gjakovë është kapluar nga zjarri.
Ai është shprehur se Comodita është shembull se prodhuesit kosovarë, me përkushtim dhe vizion, arrijnë të jenë konkurrentë dinjitozë edhe në tregjet evropiane e botërore.
Gjithashtu tha se është një histori suksesi dhe burim jetese për qindra familje kosovare.
“Lajmi për flakët që e kanë përfshirë këtë objekt është tronditës për ekonominë e vendit. Shpresoj që të mos jetë lënduar asnjë punëtor dhe uroj që kjo situatë të tejkalohet sa më shpejt dhe me sa më pak dëme. Falënderoj autoritetet përgjegjëse në Gjakovë, Policinë e Kosovës, zjarrfikësit dhe kryetarin Ardian Gjini për reagimin dhe ndihmën e ofruar në shuarjen e zjarrit”, ka shkruar Haradinaj.