(E plotësuar) Pas pauzës së dytë, në Ohër të Maqedonisë së Veriut, pritej të rinisnin bisedimet ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Por, duket se ato janë mbyllur, së paku për sonte.
Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, pritet që së shpejti të dalë në konferencë për media, pas shumë orësh bisedime mes kryeministrit Kurti, e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, i cili tha se Borrell “së shpejti do të dalë me njoftimin për rezultatet”.
Takimet në Ohër, mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nisën në orën 10:30.
Fillimisht, Kurti dhe Vuçiq, zhvilluan takime veç e veç me ndërmjetësuesit evropianë dhe më pas nisi takimi trepalësh, ku palët diskutuan për zbatimin e propozimit evropian për normalizimin e raporteve.
Më herët gjatë ditës, takimi trepalësh u ndërpre për mbi një orë, po ashtu për shkak të një pauze.
Takimi, që po ndërmjetësohet nga zyrtarët evropianë, ka në agjendë planin e zbatimit të propozimit evropian për normalizimin e raporteve.
Edhe pas 9 orësh, vazhdojnë diskutimet mes Kurtit e Vuçiqit
Sot Kosova dhe Serbia janë duke zhvilluar negociatat në Ohër, ku tash kanë kaluar më shumë se nëntë orë që nga fillimi i tyre, mirëpo ende ky takim s’ka përfunduar.
Temë e këtij dialogu është zbatimi i planit evropian, të cilin palët e pranuan më datë 27 shkurt.
Pas një pauze një orëshe, raportohet se Kurti dhe Vuçiqi u janë kthyer bisedimeve ndaras me përfaqësuesit e BE-së.
Pas një pauze, Kurti dhe Vuçiqi kthehen në takim me ndërmjetësit evropianë
Megjithëse u tha se takimi ka përfunduar, pas një pauze disa minutëshe, palët janë rikthyer në takim.
Pjesa e parë e këtyre bisedimeve ka zgjatur rreth një orë, ndërkohë tashmë të dy liderët po i vazhdojnë diskutimet rreth Aneksit të Implementimit të propozimit franko-gjerman.
Përfaqësuesi i Lartë i BE-se, Josep Borell do të mbajë konferencë për media pas takimit ku do të flasë për rezultatet.
Ohër: Përfundon takimi trepalësh Kurti-Vuçiq me ndërmjetësit evropianë
Ka përfunduar në Ohër takimi trilateral midis kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, dhe ndërmjetësve të Bashkimit Evropian, Josep Borrell e Miroslav Lajçak.
Para këtij takimi, Kurti dhe Vuçiq kanë mbajtur takime të ndara me ndërmjetësuesit evropianë.
Në fund të këtij takimi, Borrell pritet t’i drejtohet medieve.
Kurti dhe Vuçiq janë duke qëndruar sot në Ohër të Maqedonisë së Veriut, për të diskutuar modalitetet e zbatimit të marrëveshjes së propozuar nga BE-ja.