Përfundojnë matjet zyrtare, boksierët shqiptarë të gatshëm për spektakël në “Hazrolli Profi-Box Gala”

Munchen | 19 Pri 2024 | 14:17 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kanë përfunduar të gjitha matjet zyrtare të boksierëve në organizimin madhor të “Hazrolli Profi – Box Gala” në Munchen të Gjermanisë, raporton Ekonomia Onlive.

Dy boksierë shqiptarë, Shefat Isufi dhe Jurgen Uldedaj, do të luftojnë të shtunën në Parkun BMW në Munchen.

Ky event ekskluziv do të sjellë përpara publikut 8 ndeshje emocionuese, duke përfshirë 3 ndeshje për tituj ndërkombëtarë, duke ofruar një mbrëmje të paharrueshme për entuziastët e boksit.

Meçet e Shefat Isufit dhe Jurgen Uldedajt do të jenë meçet kryesore në mbrëmjen e organizuar nga Hazrolli Sport & Performance.

Isufi do të ndeshet letonezin Ralfs Vilcans, kurse Uldedaj ka kundërshtar boshnjakun, Damir Beljo.

Peshat zyrtare të dy boksierëve janë: Shefat Isufi  79 kg dhe Ralfs Vilcans 79 kg.

Boksieri tjetër shqiptar që do të boksojë nesër mbrëma në BMW Park është Jurgen Uldedaj, e që si kundërshtar do ta ketë, Damir Beljo me nacionalitet boshnjak.

Peshat zyrtare të dy boksierëve janë: Jurgen Uldedaj 90 kg dhe Damir Beljo 90 kg.

Kujtojmë që do të ketë edhe 6 meçe të tjera që do të zhvillohen ditën e nesërme.

Të ngjashme