Ekonomia Online
FUNDIT

Përfundojnë pjesët e para të ndeshjeve të Ligës së Kampionëve

Përfundojnë pjesët e para të ndeshjeve të Ligës së Kampionëve

Kanë përfunduar pjesët e para të dy ndeshjeve të Ligës së Kampionëve. Në Bergamo, skuadra italiane, Atalanta ka arritur të mbajë portën e paprekur ndaj Real Madridit për 45 minuta, shkruan GazetaBlic Sport. Rezultati pas 45 minutave të parë në këtë ndeshje është 0-0. Skuadra italiane ka mbetur me 10 lojtarë në fushë pas vetëm […]

Kanë përfunduar pjesët e para të dy ndeshjeve të Ligës së Kampionëve.

Në Bergamo, skuadra italiane, Atalanta ka arritur të mbajë portën e paprekur ndaj Real Madridit për 45 minuta, shkruan GazetaBlic Sport.

Rezultati pas 45 minutave të parë në këtë ndeshje është 0-0. Skuadra italiane ka mbetur me 10 lojtarë në fushë pas vetëm 18 minutave lojë, pasi Freuler u ndëshkua me karton të kuq.

Real Madrid ishte më kërkuese, por nuk arriti të gjejë golin e avantazhit.

Ndërkohë, në ndeshjen tjetër mes Borussia Monchengladbach – Manchester City, skuadra angleze ka shkuar në pushim me epërsi minimale.

Ekipi i Pep Guardiolas kaloi në avantazh pas gjysmë ore lojë, me anë të sulmuesit anësor, Bernardo Silva, i cili shënoi me kokë pas asistimit të Cancelos.

Të ngjashme