Filmi “Drita” me skenar nga Armend Smajli, regji nga Rita Krasniqi dhe producent Armend Smajli, ka filluar xhirimet në fillim të muajit shkurt dhe kanë përfunduar dje, me datë 20 shkurt 2017. Ky film është xhiruar në Prishtinë dhe Mitrovicë dhe faza e pasprodhimit është paraparë të ndodhë gjatë muajit prill dhe maj 2017.
Filmi flet për vitin 1999 ku në një qytet të Kosovës e gjejmë Dritën, një grua rreth 50 vjeç, e cila ka nuhatur se lufta po vie nga fshati në qytet. Ajo fillon të bëhet gati më së miri që mundet për të mbijetuar në rast izolimi.
Në rolet kryesore janë: Irena Cahani, Alban Ukaj, Florieta Bajraktari, Bislim Muçaj, ndërsa drejtor fotografie është Sevdije Kastrati.
Filmi është i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës në konkursin e vitit 2016 dhe pritet që ‘Drita’ të jetë gati për shfaqje në vjeshtë të këtij viti.