Përfundon Ecja e pestë “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur”

Prishtinë | 31 Mar 2019 | 15:50 | Nga Ekonomia Online

Me moton “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur“, është realizuar ecja që ka për qëllim sensibilizimin dhe informimin e fëmijëve për rëndësinë e shëndetit oral.

Me këtë rast, në emër të projektit “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur“, foli ambasadorja e parë Elisa Zogaj, e cila tha se ecja e pestë me radhë kishte për qëllim informimin e fëmijëve e nxënësve mbi rëndësinë e shëndetit oral.

Zogaj tha se “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur“ është projekt i Organizatës për Arsim, Shkencë dhe Shëndetësi “KISCOMS” dhe realizohet në bashkëpunim me Komitetin ndërministror të programit ”Shkollat Promovuese të Shëndetit”.

Para ecjes, fëmijët, lepuroshi por edhe të pranishmit tjerë, pastruan dhëmbët, ndërsa gjatë ecjes kënduan këngën “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur” të cilën e gjeni në linkun në vazhdim –
https://www.youtube.com/watch?v=v6Hy7YYLI2c

Lepuroshi i projektit “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur” dha disa mesazhe e këshilla në mënyrë që fëmijët të kenë përkujdesjen e duhur dhe të vazhdueshme për dhëmbë të shëndoshë e fëmijëri të lumtur.

Mesazhet e lepuroshit ishin : 
1. Prindërit duhet t’i edukojnë fëmijët në mënyrë që dhëmbët t’i pastrojnë në mëngjes, gjatë ditës sipas nevojës dhe në mbrëmje para gjumit!

2. Prindërit duhet t’i edukojnë fëmijët në mënyrë që ata të largohen sa më shumë nga ushqimet që përmbajnë shumë sheqer, krip, piper e po ashtu edhe nga pijet e gazuara dhe të ushqehen sa më shumë me produkte të qumështit, ujë, çaj kamomil, pemë dhe perime të freskëta!

3. Prindërit duhet t’i përgatisin paraprakisht fëmijët e tyre për vizitën e parë te dentisti. Vizita e parë te dentisti duhet të bëhet rreth moshës dy-tre vjeçare dhe kjo të ndodhë edhe në rastet kur të gjithë dhëmbët janë të shëndoshë. Prindërit duhet të jenë ndërmjetësues në krijimin e raporteve miqësore në mes të fëmijëve të tyre dhe dentistëve!

4. Prindërit duhet ta dinë se dhëmbët e qumështit kompletohen rreth moshës tre vjeçare dhe janë 20 dhëmbë në numër. Pas kësaj moshe, të gjithë dhëmbët që dalin, janë dhëmbë të përhershëm!

Disa nga videot e aktivitetit i gjeni në vazhdim https://www.youtube.com/user/DentinGroup

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme