Rita Ora me dhëmb të arit!

Prishtinë | 28 Dhj 2017 | 10:09 | Nga

Këngëtarja e njohur Rita Ora vazhdon të jetë shumë e ndjekur në rrjetet sociale nga miliona njerëz.

Ajo këtë vit ka qenë shumë aktive me projekte të reja në muzikë, me të cilat shënoi rikthimin pas një mungese të gjatë në anën e prurjeve të reja.

Rita Ora (Getty Images)

Sido që të jetë, Rita është shumë e ndjekur nga fansat në rrjetet sociale, në të cilat ndan me ta imazhe të ndryshme nga jeta e saj.

Së fundmi, ajo ka publikuar një fotografi interesante në InstaStory, ku shfaq dhëmbët e saj, sakaq njëri prej tyre është dhëmb i arit.

Rita Ora publikon një fotografi me dhëmb të arit (Getty Images)

Sigurisht që kjo duket të jetë vetëm një kamuflazh, pasi këngëtarja nuk është parë ndonjëherë në skenë me një dhëmb të tillë.

Ndryshe, më pas Ora ka vazhduar të publikojë disa prej këngëve ‘cover’ që ka realizuar në bashkëpunim me mikun e saj, këngëtarin e njohur Ed Sheeran.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme