Përfundon greva e punëtorëve të ATK-së, numër i madh i qytetarëve presin në radhë për të marrë shërbime

Prishtinë | 19 Kor 2021 | 12:16 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Pas katër orësh të ndërprerjes së dhënies së shërbimeve për tatim paguesit, numër i madh i qytetarëve ia kanë mësyrë zyrave të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), raporton Ekonomia Online.

Florim Bajraktari, tha se ka pritur 2 orë e gjysmë për vërtetim tatimor dhe tash i është thënë të pres deri në orën 13:00 për shkak të pauzës.

“Ka qe dy orë e gjysmë që jam duke pritur për vërtetim tatimor për firmë. Tash duhet me prit deri në orën 13:00”.

Sindikata e punëtorëve të këtij institucioni ka organizuar grevë të përgjithshme për shkak të mos përmbushjes së kërkesave të tyre.

Greva do të mbahet edhe ditëve në vazhdim nga ora 08:00 deri në orën 12:00, i ka thënë Ekonomia Online, Arlinda Bajraj, sekretare e Sindikatës.

Ajo sqaroi se arsyet për mbajtjen e kësaj greve janë: Propozim ndryshimi i statusit të Administratës Tatimore të Kosovës; Krijimi i kushteve të punës dhe kompensimet tjera të shpenzimeve. Madje ajo ka paralajmëruar se nëse ende nuk ka reflektime në lidhje me kërkesat nga data 26 korrik  do të vazhdohet me grevë të përgjithshme nga ora 08:00 deri në orën 16:00.

LEXONI EDHE:

https://ekonomiaonline.com/nacionale/punetoret-e-atk-se-ne-greve-deri-ne-oren-1200-sofrohet-asnje-sherbim-per-tatimpaguesit/

Të ngjashme