Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka bërë të ditur se ka përfunduar inspektimi i 84 vendpunishteve aktive në kryeqytet.
Ai ka thënë se raportet janë në proces të vlerësimit, por ka paralajmëruar përgjegjësi për çdo shkelje.Ka përfunduar inspektimi i 84 vendpunishteve aktive në Kryeqytet nga ekipet e dala nga “Komisioni për Vlerësimin Emergjent”. Raportet janë në proces të vlerësimit dhe vendimet do të merren pa asnjë hezitim, për secilin rast veç e veç”, ka thënë Rama.Çdo punishte jashtë standardeve të sigurisë dhe përgjegjësisë profesionale do të përballet me masa të menjëhershme, nga mbyllja, revokimi i lejes dhe heqjen e liçencës të inxhinjerit mbikqyrës, pa përjashtim”, ka thënë ai.
“Do të ketë përgjegjësi të qartë për çdo shkelje, si për operatorët, ashtu edhe për zyrtarët përgjegjës