Ka përfunduar intervistimi nga Specialja i ish-zëdhënësit të Shtabit të UÇK-së, Jakup Krasniqi.
Ky i fundit nuk ka bërë të ditur në çfarë cilësie është ftuar nga Specialja, shkruan lajmi.net.
Intervistimi i tij ka zgjatur rreth një orë, pasi që është raportuar se i njëjti do të mbrohet në heshtje.
Në heshtje pritet të mbrohet edhe kryeministri në largim i vendit, Ramush Haradinaj i cili tashmë veç ka hyrë brenda objektit të Prokurorisë së Specializuar.