Këshilli Drejtues i Universiteti të Prishtinës, ka përfunduar intervistimin e kandidatëve për rektor të Universitetit të Prishtinës.
Kandidatët për rektor pas procesit të intervsitimit kanë vlerësuar se gjithçka ka qenë në rregull, duke i lënë tash në dorë Këshillit Drejtues që të vendos për rektorin e ri të UP-së, raporton Ekonomia Online.
Naser Sahiti, njëri nga tre kandidatët për rektor të UP-së, pas intervistimit, nga Këshilli Drejtues ka thënë se nuk ka parë ndonjë parregullsi, a po tendencë, për zgjedhjen e rektorit.
Ai ka thënë se shpreson që ai të zgjidhet, por që i takon Këshillit Drejtues, të vendosë.
“Besoj që vlerësimi do të jetë korrektë. Qëllimi im është që të zgjidhem rektor, por i takon Këshillit Drejtues të vendosë”, është shprehur ai.
Edhe Rron Gjinovci nga shoqëria civile që monitoron këtë proces thotë se nuk ka parë ndonjë tendencë nga Këshilli Drejtues.