Tetë ushtarë të cilët janë zhdukur pas fundosjes së një tanku ujor afër bregut të Kalifornisë jugore në SHBA pas një ushtrimi, mendohet se kanë vdekur, ka njoftuar Marina të dielën.
Marina e SHBA-së tha se e ka përfunduar operacionin e kërkim-shpëtimit i cili nisi të enjten mbrëma, kur tanku ujor u fundos me 15 marinsa dhe një marinar ushtarak brenda. Tetë marinsa u shpëtuan, por njëri pastaj vdiq dhe dy janë në gjende kritike, shkruan AP.
Tanku 26 tonelatash u nis për në det dhe shpejtë u fundos në ujëra të thella, shumë të thella për zhytësit, andaj u bë e vështirë që të arrihet deri te shtrati i detit.
“Me zemër të ngrysur u detyrova të përmbylli përpjekjet për shpëtim” tha Koloneli Christofer Bronzi, komandant i Njësisë së 15 të Ekspeditave në Marinë, transmeton KOHA.
Të gjithë marinsat në këtë anije tank kishin qenë nga Njësia 15 e Ekspeditave, dhe ishin në moshat nga 19 e deri te 30-tat e hershme. Të gjithë po mbanin pajisje ushtarake, armë dhe jelekët për det, sipas Gjeneralit Joseph Osterman.
Tanku ujor pas një ushtrimi po kthehej për në anijen detare ëmë kur filloi të mbushej me ujë. Ushtarët në dy tanket tjera që ishin afër reaguan shpejtë por nuk arritën të ndalnin fundosjen.
Gjatë kërkimit, me dhjetëra helikopterë dhe anije kërkuan më shumë se 2,580 kilometra katrorë të detit.
Tani përpjekjet do të përqendrohen në gjetjen e mbetjeve dhe hetimin e shkaqeve të fundosjes, thanë zyrtarët.