Kanë përfunduan punimet në ndërtimin e urës në Drenas III, me gjatësi 17 m dhe gjërsi 5.5 m, si dhe trotuar. Ura është dy krahorë dhe ju mundëson qarkullim të gjithë qytetarëve të komunës së Drenas.
Sipas njoftimit për medie projekti për ndërtimin e urës është projekt kapital i financuar nga buxheti i komunës së Drenasit. Sipas udhëheqësve të Drenasit, kjo komunë do të vazhdojë me projekte të ngjajshme me qëllim të lehtësimit të jetës së qytetarëve.