Përfundon numërimi i votave të diasporës në Deçan, LDK del e para

Prishtinë | 01 Mar 2025 | 13:10 | Nga Ekonomia Online

Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë më së shumti vota me postë nga diaspora në komunën e Deçanit, atje ku janë numëruar të gjitha kutitë e votimit.

Gazetarja e Nacionales, Eriola Cacaj nga terreni na njofton se ka përfunduar edhe numërimi i kutisë së fundit, derisa dje u numëruan pesë të tjera.

Rezultati për Deçan është si vijon:

LDK – 875

VV – 772

AAK – 320

PDK – 45

Ndërkohë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbrëmjen e së premtes ka nisur me publikimin e rezultateve të votave me postë në faqen zyrtare.

Sipas numërimit të 14.36 për qind të këtyre votave, Lëvizja Vetëvendosje është në vendin e parë me një diferencë jo të madhe nga vendi i dytë, që është LDK-ja,

Në bazë të këtij numërimi LVV-ja ka marrë 44.33 % të votave.

Në vendin e dytë është Lidhja Demokratike e Kosovës që deri më tani ka 33.55%.

Pas saj renditët Koalicioni AAK-Nisma me 9.68 % të votave, kurse në vendin e katër është Partia Demokratike e Kosovës me 6.48 %.

Të ngjashme