Ka përfunduar numërimi i votave të votuesve me nevoja të veçanta. 37 kutitë janë numëruar deri në orën 22:00 të 6 janarit.
Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 36.96 për qind të votave të personave me nevoja të veçanta, Partia Demokratike 26.14 për qind, Lidhja Demokratike e Kosovës 12.30 për qind dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 7.13 për qind.
Ndërsa kanë mbetur më pak se 2 për qind për t’u numëruar nga votat me kusht.
Kur janë numëruar 56 nga 57 kutitë e votave me kusht, Lëvizja Vetëvendosje ka 50.69 për qind të votave, e ndjekur nga Partia Demokratike e Kosovës me 19.78 për qind, Lidhja Demokratike e Kosovës me 10.67 për qind dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 5.89 për qind.
Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, nga 57 vendvotime me kusht në 38 komuna të vendit, në përgjithësi janë evidentuar në sistem mbi 9,900 votues të regjistruar për të votuar me kusht, ndërkaq, numri i votuesve të regjistruar në programin e votimit të personave me nevoja të veçanta ka qenë 2,860.