Ka përfunduar pjesa e parë e takimit ndërmjet Schalke 04 dhe Borussia Dortmund me rezultat 2:0 në favor të kësaj të fundit.
I pari që realizoi në këtë ndeshje ishte sulmuesi norvegjez Erling Braut Haaland në minutën e 29-të, njofton Klan Kosova.
Ndërsa në minutën e fundit të pjesës së parë, shënoi mbrojtësi Raphael Guerreiro, kështu duke e ngritur epërsinë në 2:0.
Kujtojmë se pas dy muajsh bllokadë të krijuar nga përhapja e pandemisë Covid-19, sot është rikthyer futbolli europian.
Është Bundeslinga gjermane, liga e parë që rinisi të luhet sot.
Klikoni në linkun e mëposhtëm për t’u informuar më shumë rreth kësaj ngjarje.