Para pak çastesh ka përfunduar pjesa e parë mes Luksemburgut dhe Kosovës
Pas fitores ndaj Islandës, Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll është duke zhvilluar ndeshjen e dytë të fazës parakualifikuese për Kupën e Botës 2023.
20 minutat e parë të lojës kanë përfunduar me e rezultatin 45-44 në favor të vendasve.
Më të dalluarit te ‘Dardanët’ në pjesën e parë ishin Gëzim Morina me 11 pikë dhe Drilon Hajrizi me 10 sosh.