Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik ka përfunduar me sukses projektin e parë në Drenas për regjistrimin e bizneseve aktive të cilat operojnë në Komunën e Drenasit. Ky projekt ka filluar të implementohet nga muaji shkurt i këtij viti dhe për qëllim ka pasur identifikimin e bizneseve dhe veprimtarinë e tyre në terren.
Komuna e Drenasit, njëkohësisht Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik, pasi ka identifikuar bizneset në Drenas, e ka më të lehtë qasjen ndaj tyre për t’i informuar dhe ndihmuar në grantet, subvencionet apo donacionet e ndryshme që ofrohen si nga niveli qendror, ai lokal dhe OJQ-të e ndryshme ndërkombëtare.
Përmes këtij projekti, është bërë identifikimi i secilit biznes ne bazë të veprimtarisë të cilën e ushtron biznesi dhe janë identifikuar të dhënat e tyre ne databazën e Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik për veprimtaritë e tyre. Gjithsej në Komunën e Drenasit janë 938 biznese aktive që operojnë brenda territorit të Komunës së Drenasit.
Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik ju premton bizneseve lehtësira në veprimtarinë e tyre dhe premton që Drenasi të jetë qelës i zhvillimit ekonomik.