Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik dhe Drejtoria për Planifikim Urban dhe Mbrojte të Mjedisit, kanë përfunduar projektin e “Identifikimi i ekonomive familjare në komunën e Drenasit 2019”.
Ky projekt është hartuar për arsye të identifikimin e ekonomive familjare në Komunën e Drenasit, dokument ky i cili do të shërbejë Komunës dhe gjithë qytetarëve për verifikimin e numrit të ekonomive familjare rezident dhe jo rezident, regjistrimit të numrit të banorëve, grup-moshat, numrin e personave që kanë të përfunduar shkollimin e lartë-fakultetin, ndarjen sipas gjinisë si dhe etazhiteti i objekteve të banimit.
Nga analizat e mostrave të realizuara nga ky projekt janë marr 100 objekte (pika) për verifikim të informacioneve ka dalë se: tipologjia e objekteve 98/100 është i saktë, të dhënat demografike janë 97% janë të sakta.
Të gjitha këto të dhëna janë të gjetura nga terreni për periudhën e caktuar të hulumtimit si dhe janë marr nga përgjegjësit (respodentet) të cilët me dëshirë kanë dashur të japin kontributin e në këtë hulumtim, ndaj Komuna e Drenasit falënderon të gjithë qytetarët qe kanë bashkëpunuar ne realizimin e këtij projekti.