Përfundon projekti tre vjeçar për luftimin e krimit të organizuar

Prishtinë | 31 Gus 2016 | 13:11 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka shënuar mbylljen e projektit të binjakëzimit të BE-së që ka mbështetur institucionet e Kosovës për 3 vite, kryesisht policinë dhe prokurorët, në përpjekjet e tyre për të luftuar krimin e organizuar në Kosovë.

Fokusi specifik i projektit ishte trajnimi i policisë dhe prokurorisë, krijimi i ekipeve të përbashkëta hetuese dhe fuqizimi i bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtar në këtë aspekt.

Projekti është implementuar nga Gjermania dhe Hungaria si partnerë nga Shtetet Anëtare të BE-së në projektin e binjakëzimit.

Në këtë ngjarje kanë marr pjesë, përfaqësues të lartë nga Zyra e BE-së/PSBE, institucionet e vendit, Policia e Kosovës, Prokuroria, IPK, etj.

Të ngjashme