Ka përfunduar protesta në veri të Mirtovicës, protestë e cila ishte thirrur për të kundërshtuar politikën e Listës Serbe dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.
Protestuesit shpalosën një pankartë ku shkruhej “Vuçiq – Kosova nuk të do, na tradhtove, Ne nuk e duam as Asociacionin tuaj, ju na shitët”.
Protestuesve iu drejtua një nga organizatorët e protestës, Ivan Miletiq i cili tha se gjatë barrikadave të gjithë besonin se Vuçiq donte të qëndronte prapa serbëve dhe t’i mbështeste ata, por ai gjithashtu tha se kjo nuk ndodhi.
Ai thotë se qytetarët u mblodhën sot për t’u thënë të gjithëve se nuk do ta durojnë terrorin e Kurtit.
Protesta u organizua pranë selisë së Listës Serbe, ndërsa udhëheqësit e Listës Serbe janë parë duke protestuar në Shtërpcë.
