Pas shtatë orëve ka përfunduar Seanca e Kuvendit të Kosovës për shkak se kryeministri Haradinaj ka ftuar në iftar Bashkësinë Islame të Kosovës.
“Është edhe një interpelancë, mirëpo i kam thirrë në iftar Bashkësinë islame prandaj më duhet të jem i pranishëm atje. Po vi me një gjendje të kryer në paralment. Jemi duke i marrë të gjitha masat për Telekomin.
Avdullah Hoti ishte ai që propozoi që seanca të shtyhet për një ditë tjetër, raporton Ekonomia Online.
“Meqenëse kryeministri ka obligime, mirëpo seanca është thirrur dhe prezent duhet të jetë kryeministri atëherë ne propozojmë që seanca të shtyhet e pastaj kryesia të takohet dhe të caktojë datën për seancën tjetër”.