Përfundon seanca e sotme në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Prishtinë | 19 Nën 2024 | 13:25 | Nga Ekonomia Online

Ndonëse ishte planifikuar që të dëgjohet dëshmitari i 105-të, kjo gjë nuk ndodhi, e madje seanca e sotme u ndërpre në gjysmë në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Pas disa pushimeve të njëpasnjëshme dhe kalimit në sesione private, trupi gjykues i kyesuar nga gjykatësi Charles Smith III, në fund u tha palëve “shihemi nesër në ora 09:00”, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Gjatë kësaj kohe të seancës private, nuk u dha ndonjë përmbledhje se çfarë ndodhi aty ose pse nuk dëshmoi dëshmitari që ishte planifikuar të dëshmonte sot.

Deri në publikimin e këtij artikulli, nuk ka ndonjë njoftim as nga ana e DhSK-së.

Të ngjashme