Para pak momentesh ka përfunduar seanca për gjashtë gratë e kthyera nga Siria.
Një seancë e re ka nisur edhe për 10 gra të tjera të cilat janë duke u hetuar për veprat penale “Organizimi dhe Pjesëmarrja në grupe terroriste” nga neni 143 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe “Bashkim ose Pjesëmarrja në Ushtrinë ose Policinë e Huaj jashtë territorit të Kosovës”.
Për grupin e parë është caktuar dje masa e arrestiti shtëpiak, ndërsa akoma nuk dihet masa për dy grupet që sot kanë dalë para Gjykatës.
Autoritetet kosovare në mesnatën e së premtes dhe së shtunës kanë riatdhesuar 110 kosovarë nga zonat e luftës në Siri përfshirë katër luftëtarë, 32 gra dhe 74 fëmijë, nëntë prej të cilëve kanë humbur prindërit në luftë.