Ballkani ka triumfuar në ndeshjen kryesore të javës së 20-të të Superligës së Kosovës në futboll pasi e ka mposhtur Prishtinën me rezultat 0:2.
Sfida e zhvilluar në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë ka sjellë futboll të bukur, të luftuar shumë e ku nuk ka munguar asgjë. Dy karton të kuq, dy penallti, dy herë e ndërprerë dhe dy gola të shënuar e ka karakterizuar këtë ndeshje shumë joshëse.
Fitoren skuadrës së Ballkanit ia ka sjellë Ermal Krasniqi dhe Mevlan Zeka pas golave të shënuar nga penalltia në minutën e 90+7’ dhe 102′.
Ndeshja u ndërpre dy herë për disa minuta pasi tifozët që qëndronin prapa portës së Prishtinës, hidhnin gjësende në fushë për çka gjyqtari Nuza kërkoi ndihmën e policisë për t’i larguar nga ajo pozitë.
Figura tragjike e kësaj ndeshjeje ishte Besnik Krasniqi i cili përveçqë humbi një penallti ishte ai që shkaktoi penallti për Ballkanin që edhe vendosi gjih[ka në këtë takim.