Përfundon takimi i Escobar me liderët opozitarë

Prishtinë | 19 Tet 2022 | 17:56 | Nga Ekonomia Online

Takimi i emisarit special amerikan, Gabriel Escobar, me liderët opozitarë, ka përfunduar.

Ky takim vie pasi Escobar pati takim edhe me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, gjatë ditës së sotme, përcjell klankosova.tv.

Brenda një kohe të shkurtër, Escobar po viziton dy herë radhazi Kosovën ndërsa edhe gjatë vizitës së kaluar ai kishte mbledhur liderët opozitarë për të diskutuar me ta në lidhje me zhvillimet e fundit.

Takimi Escobar-liderët opozitarë është zhvilluar në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë.

Pas Prishtinës, Escobar po ashtu do ta vizitojë edhe Beogradin ku do të takojë kryeministren serbe, Ana Brnabiq si dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Të ngjashme