Presidenti i vendit, Hashim Thaçi së bashku me ministrin Abelard Tahiri dhe Uran Ismaili janë larguar nga Kuvendi i Kosovës. Ata janë parë teksa kanë përshkuar oborrin e qeverisë. Thaçi insistimit për një deklaratë për media i është përgjigjur me një buzëqeshje.
Thaçi me ministrat është parë duke hyrë në një kafene afër objektit të qeverisë.
Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, po ashtu është parë duke u larguar nga Kuvendi i Kosovës aty ku rreth një orë besohet se ka qenë në takim me Presidentin Thaçi dhe me liderët e tjerë institucional.