E plotësuar: Kryeministri, Ramush Haradinja ka dalë nga Qeveria i shoqëruar nga deputetë të Listës Serbe për të vazhduar drejt Kuvendit ku do të takohet me Presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, Përfaqësuesen e Lartë, Federica Mogherini dhe komisionarin për Zgjerim Johannes Hahn.
Nuk dihet nëse është arritur marrëveshje me këtë parti për votimin e demarkacionit. Kuvendi ka dështuar që të hedh në votim dy herë demarkacionin, përderisa ka shkuar në pauzë që pas orës 11.
Edhe Veseli del nga takimi me Listën Serbe
E plotësuar: Kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, ka dalë nga takimi me Listën Serbe, raporton EO. Përderisa deputetët e kësaj partie ende janë në Qeveri ku edhe është mbajtur takimi.
Liderët ende në takim me Listën Serbe
E plotësuar: Liderët kryesorë të vendit ende janë në takim me Listën Serbe. Takim po zhvillohet në Qeveri. Nga takimi ka dalë presidenti Hashim Thaçi e zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli.
Pacolli del nga takimi me Listën Serbe
E plotësuar: Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka dal nga takimi që po mbajnë krerët e shtetit me deputetët e Listës Serbe.
Liderët e vendit në takim me Listën Serbe
Krerët kryesor të politikës kosovare janë në një takim me deputetët e Listës Serbe.
Takimi është duke u zhvilluar në Qeverinë e Kosovës. Liderët kosovarë po mundohen t’i bindin deputetët serbë që ta votojnë demarkacionin.
Nga takimi ka dalë presidenti Hashim Thaçi, i cili kur është pyetur nga gazetarët se a i kanë votat për demarkacionin ai ka thënë se “moti është i ftohtë sot, si jeni a jeni mirë”, duke mos dhënë përgjigje konkrete në pyetjen drejtuar atij.
Kuvendi i Kosovës ka dështuar që të hedh në votim dy herë demarkacionin.