Kate Hudson zgjodhi një edukim pa gjini për tre fëmijët e saj, i cili (natyrisht) nuk u kuptua mirë dhe ndezi polemika.
Fjalët e aktores për vajzën e saj Rani Rose, e lindur në 2018-n janë diskutuar pafund në rrjet, ku njerëzit e kanë keqkuptuar termin “pa gjini”.
Të rritesh pa gjini, për Kate Hudson, si dhe për të gjitha nënat në botë që miratojnë këtë zgjedhje, do të thotë t’i edukosh fëmijët e tyre larg paragjykimeve, duke i bërë ata të kuptojnë se mund të jenë çdo gjë që duan, jashtë çdo stereotipi. Me fjalë të tjera, nëse një djalë dëshiron të luajë me kukulla, nuk do të ketë asnjë problem, ose edhe për vajzat të luajnë me makina.
Me anë të një postimi në Instagram, aktorja i është përgjigur kritikëve:
“Unë kam rritur dhe do të vazhdoj t’i rris fëmijët e mi, si djemtë, ashtu edhe vajzën e vogël që të ndihen të lirë të jenë çfarë të duan. Të ndihen rehat me zgjedhjet e tyre të jetës dhe të ndihen të dashur dhe të mbështetur pavarësisht gjithçkaje. Të flisja për “qasjen pa gjini” ishte mënyra ime për ta fokusuar bisedën në një drejtim që mund të ekzistonte jashtë stereotipeve femërore. […] Jo të gjitha vajzat duan të jenë princesha, disa duan të jenë mbret. Dhe kjo është gjë e mirë nga ana ime.