Përgjigja e Lajçak për Kurtin rreth dialogut: Nuk je ti që zgjedh prioritetet, por ato të zgjedhin ty

Prishtinë | 04 Maj 2021 | 15:38 | Nga Ekonomia Online

Emisari sllovak i BE’së për dialogun në me të Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, ka folur rreth deklaratës së kryeministrit, Albin Kurti, se dialogu nuk është një prej prioriteteve kryesore të tij si kryeministër.

Lajçak ka thënë se ka shërbyer për një kohë të konsiderueshme si ministër i Qeverisë së Sllovakisë dhe se nga ajo eksperiencë ka mësuar që “nuk je ti që zgjedh prioritetet, por ato të zgjedhin ty”.

Ai ka thënë se një gjë e tillë vlen edhe për dialogun, duke specifikuar se të gjitha prioritetet që Albin Kurti përmend janë të ndërlidhura me rrugën evropiane të Kosovës dhe dialogun me Serbinë.

Emisari sllovak ka thënë se dialogu nuk është diçka që mund të pret dhe që mund ta anashkalosh.

“Unë kam qenë ministër në vendin tim për një kohë të gjatë. Dhe nuk është që t’i i zgjedh prioritetet, por prioritetet të zgjedhin ty. Dhe kjo vlen edhe për dialogun gjithashtu. Dialogu nuk është diçka që mund të pret, është i pranishëm në gjithçka që bën. Ne mbështesim prioritetet siç është krijimi i vendeve të punës dhe drejtësia”, ka thënë Lajçak në organizimin e “Itaian Institute for International and Political Studie” me temën “The Geopolitical Gambles in the Balkans”.

Të ngjashme