51 të pandehur kane përfunduar në gjykatë pas përfundimit të hetimeve te Prokurorisë se Krimeve te Rënda për operacionin ‘One if by land’. Prokurori Eugen Beci ka dorëzuar dosjen me 95 fashikuj ne gjykate ku pjesë janë dhe 450 CD me përgjime dhe materiale te tjera.
Këta persona në bashkëpunim me njeri-tjetrin trafikonin shtetas shqiptare drejt Shteteve të Bashkuara, Kanadasë dhe Anglisë kundrejt shumave qe varionin nga 30 mije dollarë për në Amerikë dhe Kanada deri ne 10 mijë paund ne Angli.
Mbi të gjithë të pandehurit rendojnë akuzat e trafikimit te qenieve njerëzore në kuadër te grupit te strukturuar kriminal. Gjate operacionin u shkatërruan 7 grupe kriminale që vepronin në Shqipëri, Bullgari, Greqi, Spanjë, Francë, Republikën Domenikane, Itali, Britani, Irlandë, SHBA e Kanada. Pjesë e operacionit ishin autoritetet amerikane dhe kanadeze.