Ivan Perisic dëshiron të largohet nga Interi.
Këtë e konfirmoi dje drejtori i klubit, Giuseppe Marotta, përpara ndeshjes kundër Torino.
Sipas Libero, lojtari kroat tashmë ka rënë dakord me ofertat e Arsenalit.
Perisic do të fitonte 3 milionë euro neto deri në qershor dhe një kontratë me një pagë vjetore prej 6.5 milionë deri në vitin 2022.
Mesfushori do të jetë i gatshëm për Arsenalin në verë.
Sidoqoftë, ende nuk ka marrëveshje me Interin, të cilët nuk e pranojnë ofertën nga Gunners.