Anësori i Interit, Ivan Perisic ka bërë histori si futbollisti i parë që shënoi për Kroacinë në katër turne të mëdha.
Ai e gjeti rrjetën me një goditje individuale të bukur në ndeshjen e kësaj mbrëmje në Euro 2020 me Republikën Çeke.
Ky ishte goli i tij i parë në Euro 2020, por edhe historik.
Kjo pasi ai bëhet futbollisti i parë për Kroacinë që gjen rrjetën në katër turne të ndryshëm, midis Kampionatit Evropian dhe Kupës së Botës.
32-vjeçari tani ka 29 gola në 103 ndeshje për Kroacinë, duke shënuar në Kupën e Botës 2014, Euro 2016, Kupën e Botës 2018 dhe tani Euro 2020