Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, ka bërë një deklaratë në ceremoninë e fitores së tij në Karakas, duke akuzuar diplomatë amerikanë dhe evropianë që kanë tentuar për të interferuar në zgjedhje si dhe duke u dhënë atyre 48 orë të lëshojnë Venezuelën.
Maduro ka thënë që përjashtimet janë bërë “në mbrojtje të dinjitetit dhe atdheut” duke marrë brohoritje të madhe përkrahëse nga masa.
“Akuzat që i ka bërë regjimi i Maduros janë të pa justifikueshme “ ka thënë në një deklaratë Naurets.
“Zyrtarët tanë të ambasadës kanë kryer detyrat e tyre me përgjegjësi dhe sipas praktikës diplomatike – sipas Konventës së Vienës në marrëdhëniet diplomatike” ka shtuar ajo.
Kujtojmë që lideri socialist Maduro ka fituar zgjedhjet edhe për 6 vite të tjera të dielën që shkoj, në zgjedhje të cilat nuk janë pranuar dhe janë përqeshur nga oponentët politikë si dhe komuniteti ndërkombëtar.
Të hënën, Zëvendës Ministri Mike Pence i ka thirrur këto zgjedhje “si një mashtrim” si dhe Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se do të shpallë një seri të sanksioneve të tjera me target qeverinë e Venezuelës.
Në kuadër të këtyre zhvillimeve, dy diplomatet venezuelas janë deklaruar si “persona non grata” dhe janë urdhëruar të lëshojnë SHBA-të brenda 48 orëve.
Këto dëbime janë urdhëruar si përgjigje ndaj regjimit të Maduros për të përjashtuar dy diplomatët amerikanë këtë javë.