Përjetësohen vargjet e këngës së Stresit, dedikimi i radhës në vend të veçantë

Prishtinë | 18 Jan 2019 | 12:55 | Nga Ekonomia Online

Po vazhdojnë të përjetësohen vargjet e reperit Stresi të këngës “Të du mom” në trupat e njerëzve.

Reperi Stresi para tre muajsh e ka publikuar projektin e ri muzikor me titull ‘Të du mom’, këngë kjo me të cilën ai ka konkurruar në festivalin e këngës ”Kënga Magjike”, shkruan lajmi.net.

Vargjet e kësaj kënge i kanë prekur në tela shumë njerëz madje të shumtë janë ata që refrenin e kanë bërë tatuazh.

Së fundmi dikush prej tyre e ka bërë në krahrorin e djathtë që i bie mbi zemër. Stresi është ndarë i gëzuar nga ky fakt andaj i ka falëndëruar të gjithë ata që e përkrahin.

https://www.instagram.com/p/Bsvu5zZHztr/?utm_source=ig_embed

Të ngjashme