Përkëdhelja e lehtë e foshnjave ulë aktivitetin në trurin e tyre që lidhet me eksperienca të dhimbshme, ka treguar një studim i realizuar së fundmi.
Hulumtuesit nga Universiteti Oxford dhe Liverpool John Moores, kanë monitoruar aktivitetin e trurit të 32 foshnjave përderisa ishin duke bërë testimet e gjakut.
Gjysma prej tyre ishin përkëdhelur gjatë këtij procesi dhe kanë treguar rreth 40% me pak aktivitet të dhimbjes në tru.
Studimi ka gjetur se shpejtësia optimale e përkëdheljeve që ju lirojnë nga dhimbjet ishte rreth 3cm për sekondë.
Kjo shpejtësi aktivizon një klasë të neuroneve të ndjesisë në lëkurë që quhen C-tactile afferents, të cilat më parë kanë treguar se ulin dhimbjen tek të rriturit.