Një shpërthim i fruthit në vendin e Paqësorit, Samoa, ka vrarë 22 njerëz – gati të gjithë fëmijët nën moshën pesëvjeçare.
Qeveria thotë se 1,797 raste janë raportuar – 153 vetëm që nga dita e premte.
Samoa shpalli një gjendje të jashtëzakonshme javën e kaluar për të luftuar shpërthimin. Të gjitha shkollat janë të mbyllura, fëmijët nën 17 vjeç janë ndaluar nga tubimet publike dhe vaksinimet tani janë të detyrueshme.
Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (Unicef) vlerëson se niveli i vaksinimit në Samoa është midis 28-40%.
Kjo organizatë ka dërguar 110.500 vaksina në vend, dhe Zelanda e Re ka dërguar ilaçe, infermierë dhe pajisje.
Zakonisht duhen midis dhjetë ditë deri në dy javë që një vaksinë të fillojë funksionimin.