Ministri i Brendshëm i Republikës Çeke, Jan Hamacek thotë se ushtria do të fillojë ndërtimin e një spitali improvizues, i cili do të ketë kapacitet prej 500 pacientësh.
Hamacek, i cili kryeson ekipin e qeverisë për reagimin ndaj krizave, tha se u kishte kërkuar kryetarëve të bashkive lokale, departamenteve të zjarrfikësve dhe ushtrisë për të caktuar ndërtesa që mund të shërbenin si spitale të përkohshme, raporton BBC.
Kryeministri Andrej Babis ka njoftuar se qeveria do të blejë menjëherë 3.000 shtretër të rregullt shtesë dhe 1.000 shtretër ICU në përgatitje të spitaleve që do të tejkalohen.
Parashikimet zyrtare të rrjedhura thonë se edhe në skenarin më të mirë, spitalet çeke do të arrijnë kapacitetin brenda dy javësh.
Ministri i shëndetësisë u ka bërë thirrje të gjithëve me trajnim mjekësor që të paraqiten vullnetarisht në shërbimet e tyre, madje edhe ata që nuk punojnë më në mjekësi.