Përkrahen 48 000 fëmijë të klasave të para

Prishtinë | 13 Kor 2017 | 12:50 | Nga Albulena Avdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qendra për Arsim e Kosovës (KEC) për herë të parë në Kosovë ka lansuar projektin që ka për qëllim rritjen e aftësive lexuese tek fëmijët e klasave të para.

Për të arritur këtë do të pajisen 800 shkolla më 3700 sete librash atraktive, nga të cilat do të përfitojnë 48 000 fëmijë në Kosovë dhe Maqedoni. Donator i projektit është Fondacionin “MoneyGram”.

Massimo Canovi, udhëheqës i “MoneyGram” për Evropën Juglindore tha se kanë përzgjedhur këtë projekt për të përmirësuar leximin tek fëmijë në mënyrë që atyre tu mundësohet për të pasur rol në shoqëri.

Ai ka përmendu edhe një përvojë personale që i ka ndodhur kur ishte vetëm 10 vjeçar, kur babai i tij i tha se do të lë një pasuri të madhe.

“Jam me fat se kur kisha 10 vjet babai me ka thëne një fjali dhe me tha Masimo do të lë pa para pa shtëpi por do ta lë një pasuri ma të madhe dhe kjo është kultura dhe mundësia për të studiuar dhe tash po e di që ai ka pasur të drejt. Jam shumë i nderuar që jam këtu me e paralajmëruar këtë iniciativë shumë të rëndësishme. Ky vit është i pari për fondacionin “MoneyGram”. Është më se e qartë që kjo që po bëjmë është vetëm maka e akullnajës së asaj çka mund të bëjmë. Kemi përzgjedhur këtë projekt për të përmirësuar leximin dhe për të ju mundësuar atyre për të pasur rol në botë”, ka thënë ai, raporton EO.

Canovi ka falënderuar xhudisten Majlinda Kelmeni që ju ka bashkangjitur kësaj iniciative në mënyrë që ky projekt sipas tij, të jetë inspirim për fëmijët.

Drejtori i Përgjithshëm i Qendrës për Arsim të Kosovës, Dukagjin Popovci ka thënë se mungesa e aftësisë për të lexuar është evidente të gjitha rajonin, por edhe në Kosovë.

“Kjo aftësi duhet të kultivohet në klasat e para të mësimit fillor. Kjo nismë ka të bëjmë me pajisjen e klasave të para me libra në Kosovë dhe Maqedoni ku çdo klase do ti dhurohen nga dy komplet libra për rritjen e aftësive për të lexuar. Me këtë rast falënderojë “MoneyGram” që me ndihmën e tyre po mundësojmë që të ngritët cilësia e kësaj dukurie që na përcjell”, ka thënë Popovci.

Ambasadorja e “MoneyGram”, xhudistja Majlinda Kelmendi ka thënë se ka vendosur ti bashkohet kësaj iniciative sepse e di se sa është e rëndësishme të investohet në ardhmërinë e fëmijëve.

Ajo ka takuar fëmijët duke ju treguar për rëndësinë e edukimit dhe gjithashtu do të u japë mësime të xhudos.

I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe ministri i Arsimit, Arsim Bajrami. Ministri tha se ky projekt është një investim që ka një rol shumë të rëndësishëm në edukimin e përgjithshëm të fëmijëve tanë.

“Leximi është shumë i rëndësishëm për fëmijëve tanë duke u mundësuar atyre një bazament për ardhmërinë e tyre. Do të jenë 48 000 nxënës që do të përfitojnë nga këto libra. Me rëndësi është që edhe mësuesit të përgatiten që ti mësojnë fëmijëve që leximi është edhe argëtim”, tha Bajrami, raporton EO.

 

Të ngjashme