Është përkthyer në gjuhën shqipe libri “Aspekte të romanit” të Forsterit.
Në një postim në Facebook, Meliza Krasniqi, studiuese e letërsisë, e cila e ka përkthyer librin, ka treguar se është bërë shumë punë deri sa është përkthyer libri.
“Dëshiroj të falënderoj botuesin Agron Gashi, Adil Olluri për idenë, Lirion Kadriu për dizajnin fenomenal dhe përgatitjen për shtyp, Memlin që më ka ndihmua me raste për ndonjë term”, ka shkruar Krasniqi, duke falënderuar edhe Gëzim Aliun për leximin, redaktimin dhe kontrollimin e secilës fjalë.
Forster dha një seri ligjëratash në Kolegjin e Trinisë në Kambrixh më 1927, ku diskutoi romanin anglez. Duke marrë si shembull tekstet klasike, ai vëren shtatë aspekte universale të romanit: storien, personazhet, intrigën, fantazinë, profecinë, modelin dhe ritmin, shkruan Krasniqi.