Sot përkujtohet 18 vjetori i masakrës në tregun e Mitrovicës, ku ushtria dhe policia serbe gjuajti tri granata me ç’rast gjetën vdekjen gjashtë persona, si dhe u plagosën rëndë e lehtë mbi 128 shqiptarë, pjesa dërrmuese e të cilëve mbetën invalid.
Përkujtimi i kësaj masakre do të bëhet në orën 14:20, në vendin ku ishte tregu i gjelbër në Mitrovicë, ku gjetën vdekjen një grua rome me një fëmijë dhe një vajzë.Sipas organizatorëve të këtij përkujtimi, disa prej invalidëve më vonë vdiqën nëpër spitale të ndryshme, jo në Kosovë por jashtë Kosove.