Përkujtohet 98 viktimat e Masakrës së Rezallës

Skenderaj | 05 Pri 2022 | 11:26 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Të martën janë përkujtuar 98-të të rënët e fshatit Rezallë në Skenderaj. Kjo masakër njihet si njëra prej masakrave më të mëdha në Drenicë gjatë luftës së fundit në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

Ndërkohë gjatë ditës së sotme është mbajtur manifestimi përkujtimor ku u kërkua drejtësi për këtë masakër dhe kryerësit e saj të dalin para drejtësisë, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura, tha se kjo masakër është dhimbja e malli i pashuar për më të dashurit e tyre.

Ai tha se duhet të dënohen të gjithë ata që kanë kryer krimet në Kosovë, derisa ka përmendur edhe të zhdukurit në krejt Kosovën.  

“Masakra e Rezallës është dhimbja jonë, malli i pashuar për më të dashurit tanë. Likoshani e  Qirezi, Izbica janë lavdia e luftës heroike. 98 persona u vranë në vitin 1999. Për të gjithë që përjetuam atë tmerr është e freskët e gjithë ajo që ndodhi atë ditë. Familjet kishin edhe ankthin e pritjes së familjarëve të zhdukur. Vitin e kaluar u kthyen eshtrat e fundit. E kemi për obligim të punojmë që ta zbardhim fatin e të zhdukurve. 1500 i kemi të zhdukur në gjithë Kosovën. Ashtu siç jemi bashkë do të jemi nesër e pasnesër derisa të arrihet drejtësia e derisa kriminelet të dalin para drejtësisë”.

E kryesuesi i Shoqatës së familjeve të dëshmorëve, Xhavit Jashari, foli për ish-krerët e UÇK-së që gjenden në Hagë. Tha se falë veprimit të UÇK-së dhe atdhetarëve, sot kjo pjesë e atdheut është e lirë.

“Sot në këtë kujtim duke ardhur për t’i nderuar të rënët në Rezallë në mendje më erdhi Hasan Prishtina i cili kur iu është drejtuar të pranishmëve kish thënë “ne jemi duke bërë luftën për të çliruar tokat shqiptare”. Falë veprimit të UÇK-së dhe atdhetarëve, sot kjo pjesë e atdheut është e lirë. Obligohemi t’i nderojmë sepse këtë liri po e gëzojmë të gjithë”.

“Pas përfundimit të luftës kjo kategori e ndritur po përballet me padrejtësi. Ata të cilët krijuan ushtrinë dhe bënë gjithçka padrejtësisht në bashkëpunim me shqipfolës bëjnë aktakuza të tilla në bashkëpunim me Serbinë. Pavarësisht padrejtësive që po u bëhen pjesëtarëve të luftës, iu bëjë thirrje ndërkombëtarëve që nuk ka forcë që mund ta barazojë luftën me gjithë ata që ka bërë UÇK-ja”, tha Jashari.

Të ngjashme