19 vjetori i rënies së heroit Ilaz Kodra po shënohet me aktivitete të shumta në Skenderaj.
Fillimisht janë bërë homazhe te kulla e komandat Kodrës në Prekaz aty kanë marrë pjesë përfaqësues politikë dhe deputetë.
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe ai i Skenderajt, Bekim Jashari , deputetja Blerta Deliu-Kodra përkujtuan komandantin me homazhe në varrezat në Polac ku ndodhet edhe varri i tij
Me këtë rast, deputetja Blerta Deliu-Kodra që është kunata e Ilaz Kodrës ka thënë se pavarësisht se nuk e ka njohur nga afër heroin sipas përshkrimeve të të afërmve ai ka qenë i dashur dhe i qetë, veti sipas së saj të cilën e kanë trashëguar vajzat e Kodrës.
Një tubim përkujtimor është organizuar edhe tek pllaka përkujtimore e në Vërbovc atje ku ka rënë Kodra 19 vjet më parë.
Në këtë ditë poashtu kujtohen edhe 40 dëshmorë dhe 275 martirë të rënë në këtë komunë.