Përkujtohet ish-kryeministri Bajram Rexhepi në 7-vjetorin e vdekjes

Prishtinë | 21 Gus 2024 | 13:22 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza, ka bërë homazhe te varri i Ish-kryeministrit të parë të Kosovës, në 7-vjetorin e vdekjes.

“Kosova dhe Mitrovica, 7 vjet më parë, mbetën pa njeriun e popullit, mjekun e luftës, kryeministrin e parë të pasluftës, Bajram Rexhepin”.

“Sot, në përvjetorin e shkuarjes së tij në amshim, e kujtojmë si figurë unifikuese të politikës në Kosovë. Ai ishte i pandalshëm në angazhimin e tij me dekada të tëra për fuqizimin e shtetit tonë”, ka shkruar Hamza, në Facebook.

“Si mjek e humanist, si kryeministër e ministër i Qeverisë së Kosovës, si kryetar e qytetar i Mitrovicës, si mik e bashkëpunëtor, Bajram Rexhepi ishte gjithnjë i dëshmuar”.

Të ngjashme