Përkundër vendimit për kufizim të lëvizjes, kolona të gjata shihen në rrugët e Prishtinës edhe pas orës 21:00

Prishtinë | 06 Kor 2020 | 21:25 | Nga Ekonomia Online

Nga sot ka hyrë në fuqi vendimi për përkufizimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve në disa komuna të Kosovës, ku përhapja e pandemisë Covid-19 është më e madhe, shkruan Gazeta Metro.


Ndër to edhe në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, e cila po vazhdon të kryesojë listën e vendeve më të prekura nga koronavirusi, mirëpo sa po respektohen këto masa të ndërmarra dje nga Qeveria Hoti?

Metro iu sjellë pamje nga një pjesë e Prishtinës, përkatësisht nga ‘Lagjja e Spitalit’, ku edhe pse ora ka kaluar në kohën kur nuk lejohet qarkullimi i njerëzve, shumë automjete shihen në qytet, madje duke krijuar kolona të gjata.

Ndërkaq, nuk dihet nëse njësitë e policisë rrugore do të tregojnë tolerancë ose jo për individë të shumtë të cilët nuk po respektojnë këtë masë dhe pritet të shihet deri në raportimin e tyre.

Gjatë ditës së djeshme, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka deklaruar se Qeveria ka marrë vendime të reja në lidhje me parandalimin e përhapjes së mëtutjeshme të infeksionit Covid-19, pas rritjes së numrit të të vdekurve dhe të infektuarve si pasojë e këtij virusi. 

Të ngjashme